Ilir Meta është betuar si president i Republiikës së Shqipërisë në seancën e jashtëzakonshme parlementare.

Kryetari i Kuvendit u betua me dorën mbi kushtetutë, ndërsa më pas u ekzekutua himni kombëtar. Në fjalimin e tij të parë si kryetar shteti, Meta u shpreh se zotohet si garant i zbatimit të reformës në drejtësi dhe avancimin e reformave kushtetuese. “Do respektoj paanshmërinë e shtetit të së drejtës si dhe do të ndihmoj në avancimin e reformave kushtetuese. Angazhohem si kryetar shteti për zbatimin e reformës në drejtësi. Në 28 prill vendosa të kandidoj më shumë se mendje sesa me zemër se opozita nuk ishte këtu, por sot betimin e kam bërë me zemër, sepse dhashë një kotribut për tejkalimin e një krize të cilën e ardhmja dhe vendi nuk e meritonin. Do të udhëhiqem nga dashuria për Shqipërinë dhe shqiptrët, dujke lënë pas çdo debat nëe Kuvend apo përkatësisë që kam pasur për t’iu përgjigjur detyrës së Presidentit. Vetëm demokracia mund të më jepte mundësinë të isha Kryeministër, Kryetar Kuvendi dhe tashmë President. Ju garantoj se për Presidentin e ri Shqipëria dhe demokracia do të jenë të parët”, u shpreh Meta. Deputetët e Partisë Demokratike do marrin pjesë në ceremoninë e betimit në Kuvend të Ilir Metës si President i Republikës. Burime të sigurta pranë selisë blu bëjnë të ditur se kryetari i PD, Lulzim Basha do jetë i pranishëm gjatë ceremonisë së marrjes së detyrës në Presidencë, ku Bujar Nishani do t’i kalojë stafetën e kryetarit të shtetit Ilir Metës.

Artikulli paraprakMETA: SHQIPËRIA DHE DEMOKRACIA DO JENË GJITHNJË TË PARËT
Artikulli tjetërEUROPOL: JANË ARRESTUAR 107 PERSONA PËR TRAFIKIM TË NJERËZVE