Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua pasdite ceremonia e betimit të dy anëtarëve më të rinj të kabinetit qeveritar, Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj.Olta Xhaçka dhe Ministrit të Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.

Pas ekzekutimit të himnit kombëtar, Ministrja Xhaçka dhe Ministri Peleshi u betuan me dorën mbi Kushtetutë para Kreut të Shtetit: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave”.

Presidenti i Republikës, Sh.T Z. Ilir Meta u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit Ministres Xhaçka dhe Ministrit Peleshi, duke u uruar suksese në detyrat e tyre të reja e të rëndësishme.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrisë, z.Engjëll Agaçi si dhe anëtarë të Kabinetit të Presidentit.

Artikulli paraprakPARLAMENTI I MIRATOI, SORECA URON XHAÇKËN E PELESHIN: PRESIM TË VIJOJMË PUNËN SË BASHKU QË SHQIPËRIA TË ECË MË SHPEJT DREJT BE
Artikulli tjetërZHVILLIME TË REJA PËR SHKENCËTARËT DHE ASTRONAUTËT EDHE GJATË 2021, JA ÇFARË PRITET MË 18 SHKURT DHE 31 TETOR