Ftohtë dhe shi, por të premten në Itali mbërrin vera. Sinoptikanët e fqinjit përtej Adriatikut thonë se është duke u afruar një anticiklon nga Azoret. Këto janë ditët e fundit të paqëndrueshmërisë, nga sa parashikojnë ekspertët e “Il Meteo”.

Por, përpara afrimit të valës së nxehtësisë do të ketë – sipas tyre, – edhe një rënie tjetër temperaturash. Grahmat e fundit këto të frontit të ftohtë të përplasur mbi Itali dhe pjesë të tjera të Europës, fundjavën që shkoi, me reshje të dendura e mot të zymtë.

Mesjava në fakt duket se do të jetë me stuhi, sidomos në lindje të kontinentit të vjetër. Situata nuk duket shumë e mirë as në rajonin e Mesdheut për disa ditë. Është pikërisht ky sistem i paqëndrueshëm që kalon nëpër Korsikë, Sardenjë, më lart në Itali dhe në disa pjesë të Ballkanit, të cilit i faturohet një fundmaji kaq i ftohtë.

Por, pas kësaj duket se dielli, të paktën për disa vende do të shndërrijë sërish. Nga e premtja, anticikloni sjell një të ngrohtë të qëndrueshëm në veri të Italisë dhe termometri do të arrijë të tregojë 30 gradë Celsius, siç edhe duhej të pritej nga një muaj i zakonshëm qershori.

Artikulli paraprakPRESIDENTI META PRET NË TAKIM DELEGACIONIN E SENATIT E KONGRESIT AMERIKAN
Artikulli tjetërJA SI JANË NË TË VËRTETË VENDET KU JANË LUAJTUR SKENA NGA “FRONI I SHPATAVE”