Presidenti Bajram Begaj pret sot homologen sllovene Nataša Pirc Musar, e cila me ftesën e tij zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në orën 10:00 zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes, e cila pasohet nga një takim kokë më kokë dhe më pas me takimin e zgjeruar mes delegacioneve të dy shteteve.

Presidenti i Republikës Begaj dhe Presidentja sllovene Musar do të kenë gjithashtu një konferencë të përbashkët shtypi të parashikuar në orën 11:20.

Ndërkohë, në orën 14:00 Kuvendi do të mbajë një seancë të posaçme në nder të presidentes sllovene, e cila do të mbajë edhe një fjalim.

Gjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja e Sllovenisë dhe delegacioni që e shoqëron pritet të vizitojnë disa pika tërheqëse turistike të vendit.

Artikulli paraprakTEMPERATURA DERI NË 30 GRADË CELSIUS DHE RESHJE SHIU LOKALE, PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT
Artikulli tjetërPROKURORIA E TIRANËS ZBARDH SKEMËN E MASHTRIMIT ME MIKROKREDITË, 9 MASA SIGURIE PËR ADMINISTRATORË TË SUBJEKTEVE FINANCIARE E PËRMBARUES