Një video e publikuar në rrjetet sociale është bërë virale orët e fundit. Aty shhet një shqiptar i cili përfshihet në një sherr me dy londinezë.

Ky konflikt ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve të zonës dhe dikush prej tyre e ka filmuar dhe ka bërë që videoja të përfundojë në rrjet. Videoja nis në momentin që shqiptari shihet teksa kërkon t’i gjuajë një anglezi.

Por gjithsesi nuk kuptohet arsyeja e këtij sherri, pasi filmimi mesa duket ka nisur pak me vonesë.

I shoqëruar nga e bija, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, dëgjohet teksa e shan në shqip dhe në anglisht teksa e therret anglezin, e ndërsa ky i fundit largohet me vrap dhe i vjen rrotull një furgoni.

Shqiptari nën lutjet e të bijës, rikthehet në furgonin e tij, por merr nje hekur dhe del sërish të gjuajë londinezin por fatmirësisht nuk arrin ta zërë. Në tentativë për t’i gjuajtur me ç’kishte në dorë shqiptari, prek makinën e një tjetër personi, i cili irritohet dhe përfshihet në sherr gjithashtu.

Dy shtetasit e huaj fillojnë të bërtasin të acaruar dhe të ofendojnë shqiptarin, i cili del sërish nga makina për tu përballur me ta, por anglezët largohen.

Në sfond dëgjohet sërish zëri i vajzës së shqiptarit, e cila i lutet të atit të largohen. “O ba, të lutem stop. Ba të lutem hajde të ikim,”- dëgjohet teksa thërret vajza shqiptare dhe tenton të largojë të atin nga sherri

. Konflikti midis tyre vijon me grushte dhe shqelma, por në fund shqiptari me vajzën largohen para se të vijë policia. Njëri prej tyre mesa duket e kishte lajmëruar.

Artikulli paraprakNË SALLËN E OPERACIONIT, PELIKANI I PLAGOSUR NE SHKODER
Artikulli tjetërSHQIPËRIA E 1900-ËS NË FOTOGRAFITË E KARL PAÇIT