Një 52-vjeçar shqiptar, nder me te kërkuarit ne Holande është arrestuar në Ekuador pasditen e së shtunës, i dyshuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale.

I dyshuari i arratisur ishte në Listën e Kuqe të Interpolit që nga 15 marsi pasi shërbimet hetimore gjetën vendndodhjen e tij. Kështu shkruajnë mediat ekuadoriane.

Guayaquila

Nezdet Vokshi u arrestua teksa drejtonte një automjet pranë një karburanti në Avenue León Febres Cordero në qytetin e Guayaquil. Ai ka jetuar me gruan dhe vajzën e tij në Ekuador që nga viti 2018 dhe ka hyrë në vend nëpërmjet Perusë.

Sipas policisë ekuadoriane, shqiptari prej rreth një muaji jetonte me familjen në periferinë e Guayaquil, La Aurora.

Nezdeti bente edhe tregti me shumicë frutash që nga vera e 2019. Ai është ndaluar në Ekuador dhe policia atje raporton se po kryhen procedurat e nevojshme për të nisur ekstradimin e tij.

Ai ka qene i arrestuar edhe ne 15 maj 2012, në Aeroportin Ndërkombëtar Jorge Chavez ne Peru kur u regjistrua një urdhër-arresti kundër tij nga Gjykata e Apelit e Antwerp (Belgjikë) për krimin e dyshuar të trafikut të paligjshëm të drogës.

Artikulli paraprakKQZ MIRATON VENDIMIN/ PANDELI MAJKO HYN NË PARLAMENT PAS LARGIMIT TË ALQI BLLAKOS
Artikulli tjetërCOVID-19 NË VEND/ MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 43 RASTE TË REJA, ASNJË HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT