Enkelejd Alibeaj në një komunikim për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit foli për procesin për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në fjalën e tij Alibeaj tha se duhet të jetë një proces transparencë dhe jo një proces fals, ndërsa shtoi se nuk ka emër, pasi

“Me jep një arush fotograf të të jap një qen me lesh, nuk mund te jemi ne kështu sepse do të jetë një turp. Pra duhet t’i përmbahet kritereve”, tha më tej Alibeaj.

Pjesë nga fjala e Alibeajt:

Do uleni në negociata?

Alibeaj: Ne presim përgjigje. Një nga kërkesat që e kam thënë është të mos prisni nga unë që të ketë një proces të dhomave të errëta sepse janë pazare.

“Fatkeqësisht që raundi i parë mbaron në 5 min e 27 sekonda dhe kuptohet fare mirë se çfarë që qëndron pas kësaj. Unë e kam thënë që të marrim pjesë në proces. Kjo mazhorancë nuk e ka legjitimitetin për zgjedhjen e presidentit. Qëndrimi ynë është i qartë, kemi bërë një deklaratë të çuar edhe mazhorancë, pra nëse do duhet të zgjedhe presidentit e të gjithë shqiptarëve duhet proces konsensual dhe që të jetë i besueshëm ka sens që procesi të zgjidhet në tre raundet e para.

Në raundin e dytë do të dërgoni emër?

Alibeaj: Kemi qenë në pritje të qëndrimit të mazhorancës , ku të zgjidhet në tre raundet e para, ku propozimi të jetë i yni. Jemi në pritje të qëndrimit të mazhorancë. Pra propozimi duhet të jetë i opozitës. Nuk do të duhet që presidenti të zgjidhet në raundin e katërt dhe të pestë sepse zgjidhet me 71 vota që i kanë vjedhur. Ky proces i propozuar nga ne është i hapur për diskutime.

Artikulli paraprakRAMA FLET PAS DJEGIES SË RAUNDIT TË PARË PËR ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT: NË OPOZITË KEMI KALUAR 2 HERË NË KËTË PROCES DHE…
Artikulli tjetërPRESIDENTI I RI/ ME KË DO TË NEGOCIONI? RAMA: OPOZITA TË GJEJË KONSENSUS, DIHET SE KË REFUZOJMË NE! NËSE HYJMË NË RAUNDIN E KATËRT…