Gjykata e Lezhës, gjeti fajtor dhe dënoj me 5 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe Municioneve”, Nikoll Sherrnikun, i arrestuar në 17 Gusht 2022 në zonën e Shëngjinit, teksa udhëtonte me një automjet të blinduar dhe me vete mbante një armë automatike dhe radio.Me të njëjtën masë u dënua dhe Flutura Berisha, e cila në momentin e arrestimit ndodhej në timonin e makinës së blinduar ku qëndronte edhe Nikoll Sherrniku.Përvec “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, Nikoll Sherrniku, është gjketur fajtor dhe dënuar edhe për akuzën e ”Largimit nga vendi i caktimit nga gjykata për të qëndruar”, pasi në momentin e arrestimit në Shëngjin kishte thyer masen e sigurisë “Arrest në Shtëpi”, e cila ishte vendosur nga gjykata si bashkëpunëtor në vrasjen e efektivit të policisë “Xhulio Prela.
Sherrniku, rezulton i dënuar edhe më parë, pasi gjykata e Lezhës e ka gjetur fajtor për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” dhe dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për ngjarjen e vrasjes së punonjësit të policisë, Xhulio Prela.I riu nga Fushë Kuqja e Kurbinit, është vënën nën akuzë dhe nga Prokuroria e Tiranës për vepren penale “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasje” lidhur me ngjarjen e ndodhur në “Don Bosko” ku mbeti e vrarë kamarierja e lokalit dhe u plagosën 4 persona të tjerë.