Policia kufitare ka goditur një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve, ndërsa ka sekuestruar 50 fishekë luftarakë. Të arrestuarit janë; pasagjeri R.H. 23 vjeç dhe shoferi i autobusit A.F. 30 vjeç, të dy banues në Fier.

Sipas policisë mbrëmjen e djeshme gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në autobusin e drejtuar nga A.F. që udhëtonte drejt Italisë në linjën Durrës – Bari në bagazhet e pasagjerit me inicialet R. H. u gjetën dhe sekuestruan një karikatorë automatiku e mbushur me 30 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një pako me 20 fishekë model 56 të kalibrit 7.62 mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshëm për veprën penale”Trafikimi i armëve dhe i municionit “në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakTENTOI TË VRASË 21-VJEÇARIN ME AUTOMATIK PAS SHERRIT, I RIU DORËZOHET PAS 6 DITËSH ARRATI
Artikulli tjetërNË PORTO ROMANO 233 TON KARBURANT PA AKCIZË, SUBJEKTI GJOBË 350 MIJË EURO