Dhjetë persona kanë tentuar mbrëmjen e djeshme të hyjnë në stadiumin “Selman Stermasi” me qëllim dëmtimin e fushës së futbollit për të penguar zhvillimin e ndeshjes Partizani- Vllaznia e planifikuar për nesër.

Policia thotë se personat kanë pasur vegla pune në dorë. Pas sinjalizimit nga ana e patrullës kanë tentuar të shpërndahen ku dhe shumica prej tyre kanë mundur të largohen, ndërsa janë kapur në flagrancë dhe shoqëruar pranë ambienteve të Komisariatit të Policisë Nr 2, tre persona: – A. B., 23 vjeç, M. S., 20 vjeç, dhe M. F., 20 vjeç, te tre banues në Tiranë.

Policia informoi sot: Dyshohet se qëllimi i këtyre shtetasve ka qënë dëmtimi i fushës së futbollit të Stadiumit “Selman Stërmasi”, me qëllim mos zhvillimin e aktivitetit sportiv të planifikuar për datën 05.02.2017. Në brëndësi të rrethimit të Stadiumit, u janë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 1 lopatë me bisht druri, 1 kazmë me bisht druri, 2 bel me bishta druri. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Artikulli paraprakVETINGU, AMBASADORI I SHBA THIRRJE SHQIPTARËVE PATRIOTË E TË KUALIFIKUAR
Artikulli tjetërRAMA NJOFTON NË FB SE NDODHET NË STAMBOLL, DREKË ME ERDOGAN