Pas ceremonisë së përvitshme në Kryeministri, ku kreu i qeverisë dhe ministrat përkatës mbajnë fjalime, kryeministri Edi Rama, bashkë me familjarë të viktimave të 21 janarit kanë kryer homazhe në bulevard për të kujtuar 4 të vrarët e protestës së dhunshme të 2011-ës.

Me karafila në dorë, Rama, i shoqëruar dhe nga nëna e një prej protestuesve të vrarë, dhe familjarë të tjerë, janë përkulur në shenjë respekti në vendin ku u vrarë 4 protestuesit.

Mes lotësh, familjarët e Aleks Nikës, Ziver Veizit, Hekuran Dedës dhe Faik Myrtajt kujtuan të ndjerët, ndërsa presin drejtësi.

Artikulli paraprak“KRIM SHTETËROR I PAHETUAR”, RAMA PËR ‘21 JANARI’: E DINIM SE DREJTËSIA S’DO TË VINTE SHPEJT
Artikulli tjetërDONI TË SHKONI NË THETH? ARRSH TREGON SE SI ËSHTË GJENDJA E RRUGËS, APELI PËR SHOFERËT