Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane teksa po udhëtonte në një makinë të vjedhur, në të cilën kishte sende të vjedhura.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, në Pontirolo Nuovo, ku 25-vjeçari shqiptar u arrestua pas një aksidenti që shkaktoi.
Kështu mbi të riun shqiptar rëndojnë dy akuza: ajo e vjedhjes dhe ajo e aksidentit të shkaktuar. Pas aksidentit shqiptari me iniciale E.N., u përpoq të ikte në këmbë, por u bllokua fillimisht nga kalimtarët dhe pastaj nga policët italianë
.
Pas ndalimit nga policia, shqiptari iu dha atyre dokumenta të rreme greke. Megjithatë, hetimet e mëvonshme kanë treguar se ishte shqiptar.