Ka dalë aq shumë herë nëpër kronika televizive, sa po të bëhej fjalë për bukuritë e tij numri i turistëve do të ishte me i lartë se i shumë zonave të tjera në Malësi të Madhe.
Bëhet fjalë për fshatin Reç dhe rrugën e tij, e cila pas shumë premtimeve dhe përrllave me mbret në kohë fushatash, më në fund i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë. Nuk është më shumë se 2.700 km segment rrugor, që prej kohësh ka mbajtur në paralizë turizmin dhe vizitorët e kësaj zone. I njohur për prodhimin e gështenjes dhe bukuritë natyrore, Reçi e ka patur prej vitësh të nëvojshëm një investim të tillë, i cili është neglizhuar prej të gjitha institucionevë që rrogën e marrin nga taksat e këtyrë banorëve, duke e hedhur topin e përgjegjësisë hërë të qeveria e herë tek njesitë vendore. Edhe banorët të cilët në intervista janë mësuar vetëm të kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve vendore, tashmë duket se i kanë harruar vuajtjet e qarkullimit, dhe tahmë falenderojnë bashkinë M.Madhe për investimin e kryer. Kjo ndërhyrje është një investim i bashkisë Malësi e Madhe e cili ka filluar në fund të muajit korrik. Në tabelën e vendosur asokohe, thuhej se punimet do të përfundonin me 4 shtator. Por kjo tabelë tashmë nuk është dhe puna vazhdojnë edhe në ditët e para të tetorit. Në ditët në vijim pritet edhe një cermoni inagururese.