Pak ditë më parë, postimi i një fotoje lejla nga Elvana Gjata në Instagram dhe më pas ripostimi nga shumë këngëtarë të njohur shkaktoi konfuzion te portalet dhe te ndjekësit e këngëtares.
Më pas u mësua se bëhej fjalë për një këngë që Elvana Gjata do të publikonte me Capital T. Por pse lejla? Përgjigjen na e ka dhënë vetë këngëtarja e “Love Me, Love Me”, e cila ka publikuar një foto po në Instagram, ku shkruan: “Lejlaja është ngjyra e besnikërisë. Ajo tregon luks, pasuri dhe ndërlikim. Ajo është gjithashtu ngjyra e pasionit, romancës dhe ndjeshmërisë”. Pak a shumë, Elvana na ka dhënë një shpjegim për zgjedhjen e ngjyrës lejla, por jemi të sigurt që një shpjegim më të qartë e më të saktë do ta marrim kur të publikohet bashkëpunimi me reperin kosovar, Capital T.