Gjeli i detit, simboli i natës së ndërrimit të viteve po mbareshtohet gjithnjë e më pak në Zadrimë të Lezhës, një nga zonat me traditë për rritjen e këtij shpendi.Prej ditësh gjelat janë nxjerrë në shitje, buzë superstrades Lezhë-Shkoder, por numri i tyre është i paket.

Rritja e kostove dhe largimi i të rinjve, ka bërë që shumë familje të heqin dorë nga mbarështimi i këtij shpendi. Fermeret thonë se çmimi I gjelit të detit varion nga 7 deri në 10 mijë lek kg, por pavarësisht cilësisë deri tani shitjet janë të pakta.

Në Zadrimë të Lezhës janë rritur deri në 50 mijë gjela deti në vit, por ky numër është reduktuar gjithnjë e më shumë gjatë viteve të fundit dhe aktualisht nuk mbarështohen më shumë se 10 deri deri në 12 mijë shpend në vit.

Artikulli paraprakVIJOJNË PUNIMET NË “ZDRALE”
Artikulli tjetërHAPET GARA PËR NDËRTIMIN E HEKURUDHËS HANI I HOTIT-VORË, GONZATO: NDIHMON LËVIZJEN EKOLOGJIKE DHE ZHVILLON TURIZMIN! SHQIPËRIA PO ECËN ME REFORMAT, BE E MBËSHTET