Nga janari deri më tani janë regjistruar 22 raste të reja të prekura nga kanceri i gjirit në Shkodër. Fatmirësiht vihet re një ulje e numrit të grave dhe vajzave të prekura nga kjo sëmundje. Në krahasim me vitin e kaluar janë regjistruar 14 raste më pak. Shifrat I bën të ditur mjekia onkologe pranë spitalin rajonal Shkodër Kleva Qeraj, ndërsa shton se tashmë vihet re një rritje e ndërgjegjsimit tek gratë dhe vajzat për të ndjekur kontrollet periodike të sëmundjes së kancerit të gjirit.
Mjekia ka treguar cilat janë simptomat dhe shenjat e para të shfaqjes së kancerit të gjirit.
Mjekia këshillon gratë dhe vajzat të bëjnë vizita të përvitshme tek mjeku specialist, që në moshën 20 vjeçare në mënyrë që diagnostikimi dhe mjekimi të bëhen në kohë.
Muaji tetor është muaji për ndërgjegjësimin e luftës kundër kancerit të gjirit, ndaj vemendja ndaj kësaj sëmundje është më e madhe.