Një peshkaqen i rrallë rreth 3.5 m i gjatë dhe me peshë 400 kg është kapur këtë rradhë nga peshkatarët e Durrësit .
Mësohet se peshkaqeni i madh u kap nga anija peshkuese “Nesimi” gjatë gjuetisë në det të hapur. Ky lloj peshkaqeni është mjaft i kërkuar nga restorantet pasi dallohet për mish të shijshëm.
Peshkaqeni ra në rrjeta ditën e djeshme ndërsa e gjithë sasia e tij u ble menjehërë nga restorantet e zonës, apo anija u ankorua ne Portin e Durrësit.
Marinarët e anijes përshkuese “Nesimi” deklaruan se kjo ishte hera e parë që kanë kapur një peshkaqen kaq të madh.