‘Më rrahu ish gruaja’, 55-vjeçari merret në mbrojtje nga policia

Një 55-vjeçar në Kuçovë, ka përfituar urdhër-mbrojtjeje pas denoncimit që ka bërë në komisariatin e qytetit, duke thënë se ish bashkëshortja e tij e ka dhunuar. M.K është paraqitur mbrëmjen e djeshme në komisariatin e qytetit dhe ka thënë se ish bashkëshortja, me të cilën jeton ende në një banesë në lagjen “1 Maji”, e ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, bëjnë me dije burime nga policia për Syri.net. Ai ka thënë se ka pasur një zënkë me ish gruan dhe ajo “e ka rrahur”. Pas denoncimit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimit e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për M.K., njoftojnë burime zyrtare nga policia. 55-vjeçari dhe ish bashkëshortja e tij A.D, 45-vjeç, janë divorcuar, por edhe pas divorcit jetojnë ende në një banesë. Mësohet se gjatë natën, 45-vjeçarja fle në banesën e një fqinje. Të dy janë pjesë e komunitetit rom. Materialet për këtë rast i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat.

Artikulli paraprakPRITJE ME AMBASADORËT – RAMA: DATËN E ÇELJES SË NEGOCIATAVE E PËRCAKTOJMË NE, JO BE
Artikulli tjetërJA KABINETI I DONALD TRUMP. EMRAT QË DO TË QEVERISIN SHBA-NË