Sipas një studimi të fundit të Fondacionit Friedrich Ebert, gjysma e personave që marrin paga nga 1000-1400 euro duan të largohen.

Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të ikin sërish. Rikthimi i flukseve të larta të emigrimit vitet e fundit është vetëm maja e ajsbergut të asaj që pritet të ndodhë.

Rezultatet e frikshme të anketimeve të fundit, ku më shumë se gjysma e popullsisë së vendit dëshiron të largohet dhe tashmë ka nisur përgatitjet për këtë proces, ndoshta është përgjigjja më e saktë se Shqipërisë nuk po i shkojnë punët aspak mirë.

Vala e fundit e emigrimit është më dramatike dhe po rrezikon ta çojë vendin drejt “shuarjes”, pasi eksodi ka përfshirë qytete të mëdha te shqipërisë kurse ata që duan të ikin janë individë në punë me paga të larta dhe të mirarsimiuar – fenomene që nuk ishin vërejtur në vrojtimin e vitit 2007.

Përpos arsyeve ekonomike për të emigruar, mungesa e shpresës se situata në Shqipëri do të përmirësohet për mirë është një faktor që ka shënuar rritje krahasuar me 10 vite më parë.

Sipas të dhënave të anketës së këtij viti, 52% e popullsisë shqiptare të grupmoshës 18 – 40 vjeç, dëshirojnë të migrojnë nga Shqipëria, në krahasim me anketën e vitit 2007, ku 44.2% e kësaj grupmoshe donte të emigronte.

Nga njëra anë, ai është një reflektim i gjendjes reale ekonomike, sociale e politike në vendin e origjinës, dhe nga ana tjetër, i mundësive potenciale në vendin pritës.

Vrojtimi tregoi se, rreth 50% e personave që marrin paga nga 1000-1470 euro duan të largohen. Por gjithashtu u pa se 70% e emigrantëve të rikthyer duan të largohen sërish.

Artikulli paraprakMBYLLET NATA FINALE E FESTIVALIT “LULEBORË”
Artikulli tjetërANA E MALIT, NXËNËSIT PO “BRAKTISIN” SHKOLLAT