Nëntë drejtues mjetesh u ndëshkuan me heqje patentash nga policia rrugore gjatë kontrolleve të kryera prej mbrëmjes së të shtunës deri në orët e para të së dielës.
Policia tha se zhvilloi kontrolle me radarë për tejkalimet e shpejtësisë dhe me aparate drager për nivelin e përdorimit të alkoolit.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të policisë, gjatë kontrolleve është ndaluar e ndëshkuar një 24 vjeçari nga Tirana që po lëvizte me mjetin e tij me shpejtësi 170 km/h, kur limiti është 90 km/m.
kontrollet e policisë kanë konstatuar edhe tetë raste të tjera automjetesh që lëviznin me shpejtësi që varionin nga 150-170 km/h, duke kaluar kështu normën e lejuar. për nëntë rastet, policia ka ndaluar qarkullimin e mjeteve dhe ndaj drejtuesve ka marrë masën e heqjen e patentave.
Një ditë më parë Policia rrugore e Tiranës arrestoi 5 drejtues mjetesh pasi qarkullonin në gjendje të dehur dhe pa patentë. ndërkohë gjatë aksionit për rritjen e sigurisë në rrugë gjatë fundjavës, janë pezulluar 32 leje drejtimi nga te cilat, 20 për drejtim mjeti nen ndikimin e alkoolit dhe 12 për shpejtësi tej normave te lejuara. efektivat e rrugores kanë ndaluar administrativisht 12 mjete për detyrime gjobash të mëparshme te pashlyera.
Sipas policisë, kontrollet me Radarë dhe Drager, janë përqendruar në rrugët dhe zonat kryesore të evidentuara si “njolla te zeza” për shkak te aksidenteve te ndodhura me qëllim parandalimin e ngjarjeve që cenojnë sigurinë rrugore.