Gjatë monitorimit me radar të autostradës Tiranë -Durrës mbrëmjen e djeshme dhe deri në orët e para të ditës së sotme janë hequr 15 patenta për shkak të shpejtësisë, pasi lëviznin deri në 166 km/h, ndërsa 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me gjobë për manovra të rrezikshme në rrugë.
Sipas policisë kontrollet do vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit duke përdorur alkool testuesit me qëllim parandalimin e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur. “Drejtues mjetesh dhe motomjetesh, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, për të shijuar fundjavën dhe për të arritur të sigurt në destinacion.
Mos e trajtoni rrugën si pistë ndërsa mjetin si avion, duke u ekspozuar ndjeshëm ndaj rrezikut, për tu përfshirë në aksident rrugorë, ku për shkak të shpejtësisë, nivelit të alkoolit në frymëmarrje dhe mënyrës agresive në drejtim, mund të jetë edhe udhëtimi i fundit për ju. Mbrojeni jetën, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor” është apeli i policisë rrugore.