Policia e Shtetit ka bërë bilancin e shoferëve të cilët nuk kanë respektuar sinjalistikat rrugore.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas burimeve policore, janë pezulluar 24 leje drejtimi. Gjithashtu gjatë këtij intervali kohor janë vendosur dhe 54 gjoba.
Sakaq, “Policia e Shtetit, për shkak edhe të motit të keq me reshje shiu, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos nxitojnë për të arritur në destinacion duke kryer parakalime të gabuara e manovra të rrezikshme në rrugë, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të vendosin rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, pasi në të gjitha rrugët e vendit ka radarë dhe prezencë të Policisë Rrugore, të pajisur edhe me dronë, dragera, kamera e aparate fotografike”, thuhej më tej në njoftimin e policisë.