Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar këtë të shtunë projektligjin për armët, që përbën dhe reformën më të madhe federale në tri dekadat e fundit, disa ditë pasi Gjykata Supreme ka zgjeruar të drejtat për armët.

“Me vullnetin e Zotit, do të shpëtojë shumë jetë”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa përfundoi nënshkrimin e projektligjit.

Ligji i ri ishte si nevojë për shkak të ngjarjeve, të shtënat në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas dhe në një supermarket në Buffalo, Nju Jork, që ndodhej në një lagje me shumicë me ngjyrë. Një grup negociator dypartiak filloi të punojë në Senat dhe zbuloi tekstin legjislativ të martën. Projektligji, i titulluar “Akti Bipartizan për Komunitetet e Sigurta”, u publikua nga Sensorët republikanë John Cornyn nga Teksasi dhe Thom Tillis nga Karolina e Veriut dhe Senatorët Demokratë Chris Murphy nga Connecticut dhe Kyrsten Sinema nga Arizona. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të premten projektligjin me 234 pro-193, duke përfshirë 14 republikanë që votuan me demokratët. Senati e miratoi projektligjin në një votim, natën vonë të së enjtes. Në fjalën e tij këtë të shtunën, Presidenti njoftoi se do të presë në Shtëpinë e Bardhë më 11 korrik anëtarët e Kongresit që mbështetën legjislacionin historik të sigurisë së armëve në një ngjarje, pas kthimit të tij nga Evropa, për të festuar ligjin e ri me familjet e viktimave të dhunës me armë.

Gjykata Supreme ka deklaruar për herë të parë të enjten se Kushtetuta amerikane mbron të drejtën e një individi për të mbajtur armë në publik për vetëmbrojtje.

Artikulli paraprakRRITEN TENSIONET MES RUSISË DHE POLONISË, MOSKA: KEMI VRARË RRETH 80 MERCENARË POLAKË NË UKRAINË
Artikulli tjetërPJEPRI APO SHALQIRI, CILI KA MË PAK KALORI ?