Ditët e fundit të 2016-s po përcillen me festime dhe dhurata në shtëpinë e fëmijës shkollor në Shkodër.
Gjatë së enjtes ishin përfaqësues të bashkisë të cilët kishin organizuar festimet. Drejtori i këtij institucioni uroi përsëri që sa më shumë fëmijë t’u bashkohen familjeve të tyre biologjike. Kryebashkiakja Voltana Ademi uroi fëmijët për Vitin e Ri dhe për rezultate pozitive në shkollë. Nje ditë më parë, institucioni u vizitua edhe nga ministrja e ekonomisë Milva Ekonomi. Dhuratat nga ana e bashkisë u shpërndanë gjithashtu edhe në qendrat komunitare numër 4 dhe numër 5.