Më shumë se 12 000 njerëz kanë arritur në Britaninë e Madhe deri më tani këtë vit duke kaluar kanalin anglez me varka të vogla, sipas të dhënave të mbledhura.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes, të premten e datës 24 qershor 231 persona u kapën në pesë varka që kaluan Kanalin anglez. Kjo e çon numrin e përgjithshëm të njerëzve që kanë mbërritur në vend gjatë këtij viti në 12 159. Java më e ngarkuar për kalimet e Kanalit deri më tani këtë vit ka qenë 11-17 Prill, kur 1792 persona u sollën në breg, por periudha më e ngarkuar shtatëditore ishte 2076 persona që kaluan në shtatë ditët, deri më 19 prill.

Megjithatë, fluturimi i parë për në Ruandë, i planifikuar për 14 qershor, u anulua në minutën e fundit pas një urdhri nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Artikulli paraprak“SJELLJA E BULLGARISË, E NEVERITSHME”, RAMA PARALAJMËRON NDARJEN E PROCESIT INTEGRUES ME SHKUPIN
Artikulli tjetërTURQIA DREJT RIKTHIMIT TË DËNIMIT ME VDEKJE?