Më shumë se 50 pata u gjetën të ngordhura në një parking makinash në Idaho të Amerikës, pasi u goditën nga rrufeja teksa fluturonin në tufë.
Të 51 zogjtë po migronin në Veri kur u zunë nga një stuhi në Idaho të shtunën në mbrëmje.
Edhe pse patat ishin goditur me copa breshëri aq të mëdha sa topa të golfit, zyrtarët e natyrës besojnë se ato kanë ngordhur si pasojë e vetëtimave.
‘Breshëri mund t’i ketë plagosur patat”, tha për Fox News koordinatori i Departamentit të Peshkimit dhe Lojrave James Brower.
‘Ato do të ishin ende gjallë nëse do të ishte ashtu, por në fakt të gjitha kishin ngordhur. Kur ekspertët arritën, asgjë nuk lëvizte.”
Polici hapi disa prej tyre dhe pa se mushkëritë e tyre kishin shpërthyer.
Ai gjithashtu zbuloi se zogjtë ishin vrarë nga vetëtima.
Çdo gjë, duke nisur që nga era e fortë dhe drejtimi i fluturimit, të gjitha kontribuan në aksident.