Tre ditët e ardhshme pritet të kemi reshje në gjithë Shqipërinë.

Ministrja e Energjisë tha se ky është një lajm i mirë për këtë intitucion por nga ana tjetër porositi qytetarët që rrezikohen nga përmbytjet të kenë kujdes.

Balluku: Nuk ankohem dot për këtë shiun pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mezi pret që të mbushet kaskada e Drinit dhe parashikohet që në tre ditët e ardhshme të kemi reshje në gjithë Shqipërinë.

Ky është dhe një lajm për gjithë qytetarët që duhet të kenë kujdes në zonat në të cilat ata banojnë.

Moti do të përkeqësohet në gjithë territorin sidomos në veri dhe jug të vendit, duhet kujdes dhe në të gjitha akset rrugore pavarësisht se ne kemi bërë të mundur që të gjitha këto akse të jenë të aksesueshme edhe gjatë ditëve të kaluara që ka pasur problematike.

Artikulli paraprakDITA NDËRKOMBËTARE ANTI-KORRUPSION, MINISTRI I DREJTËSISË: ‘PESHKU’ I VOGËL TË MOS BËHET I MADH
Artikulli tjetërTRE MESHKUJ DHE NJË FEMËR NË HOTELIN NË AUTOSTRADË, TENTOHET TË VRITET 20 VJEÇARI, VAJZA E RE FSHEH ARMËN