Është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimeve për më të mirët e vitit 2024, organizuar nga Gazeta “Shkodra Sport” në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër. Në këtë mbrëmje u nderuan me “Mirënjohje” tre veteranë të sportit shkodran, ish-futbollisti Isa Sukaj, ish-kampionja e atletikës Angjelina Gurakuqi dhe trajneri i basketbollit Roland Koka. Ndërkohë, me çmimin “Talenti i Vitit” janë nderuar Antonio Mullisi në peshëngritje, Renato Gurra në boks, Erdi Duka dhe Sidrit Kopliku në atletikë, Aris Ara në futboll, Viki Tafrruku në not, Menida Meta në takewondo, Klevis Koçeku në mundje, Mario Lugaj në volejboll dhe Bujar Tafa në basketboll.
Ndërkohë, më të mirët e këtij viti ishin trajneri Bruno Rrotani në atletikë, trajnerja Nora Deda në volejboll, Senad Drini në boks, Mateo Balaj në çiklizëm, Kasandra Kovaçi në xhudo, Bernarda Rreshpja në basketboll, Esmeralda Franja në futbollin e femrave, Bekim Balaj në futbollin e meshkujve, Franko Burraj në atletikë dhe Nelson Hysa në boks. Ndërkohë, drejtuesi i gazetës “Shkodra Sport”, Gjergj Kola tha se nderimi i më të mirëve ka qenë një traditë në qytetin e Shkodrës, por që në vitet e fundit u prish.
Kështu, ky vit mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme për sportin shkodran, teksa shpresohet që edhe në vitin e ardhshëm të ketë sa më shumë rezultate pozitive.