Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjete sociale një foto me Albin, durrsakun e lindur në Florida e që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, që është e vendosur në ujërat territoriale shqiptare.
Rama teksa publikon foton me ushtarakun shqiptar, thotë se Albi, i ka thënë që Amerikën e ka shtëpi, ndërsa Shqipërinë atdheun e tij.
Postimi i Edi Ramës:
Me Albin, durrsakun e lindur në Florida, që shërben në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, i cili thotë, “Amerikën e kam shtëpi, Shqipërinë e kam atdhe”.
Kutjojmë se në këtë aeroplanmbajtëse është janë duke zhvilluar stërvitje edhe marinsat shqiptarë.