Një burrë dhe bashkëshortja e tij kanë formuar “Skuadrën e Vdekjes” duke vrarë rreth 800 përdorues droge në Filipine.
Ata janë punësuar nga Presidenti Rodrigo Duterte dhe janë bërë pjesë e fushatës së tij në luftën kundër drogës kundrejt një pagese. Çifti, i njohur si Ace dhe Sheila, fitojnë nga 100 dollar për çdo vrasje. Deri më tani janë vrarë rreth 4000 përdorues droge në atë që Duterte e quan “Holokausti i Hitlerit”. Çifti Ace dhe Sheila thotë se ka vrarë çerekun e 4000 përdoruesve. Të tjerët janë vrarë nga policia si dhe nga vrasës të tjerë me pagesë. Ata marrin një telefonatë nga policë të njohur, u japin emrat dhe foton e përdorusve dhe i lënë afat 3 ditë kohë për t’i ekzekutuar.