Policia kufitare e Rinasit njofton për arrestimin e dy shtetasve turq, pasi u kapën me pasaporta dhe viza të falsifikuara.

“Arrestohen në flagrancë për veprat penale “Falsifikim i leternjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve” dy shtetas turq, S.S. 39 vjeç dhe H.C. 41 vjeç, të cilët do të udhetonin në Kanada. Vizat e tyre janë dyshuar si të falsifikuara nga kontrollorët e Policisë Kufitare dhe janë kaluar në vijën e dytë për ekzaminim në laborator, ku kanë rezultuar viza false”, thuhet në njoftim.

Po ashtu policia thotë se gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti janë proceduar dhe arrestuar 457 shtetas shtetas shqiptarë dhe të huaj për vepra të ndyshme penale, konkretisht: “Falsifikimi i dokumenteve”, “Kontrabanda” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave e sendeve me vlerë”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.

Gjithashtu po në vijim të masave për të parandaluar kalimin e kufirit me qëllim azil kërkimin nga Policia Kufitare e Rinasit janë refuzuar në dalje 1.157 shtetas, të cilët nuk plotësonin kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen.

Nuk është lejuar hyrja në territorin e R.SH për 60 shtetas me shtetesi të ndryshme.
Janë kapur nga Policia Kufitare në Rinas në tentativë për të dalë jashtë vendit apo për të hyrë në Shqipëri me dokumente të falsifikuara 73 persona në kërkim.

Fluksi i hyrje dalejeve

Gjatë 6 mujorit të parë të këtij viti, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ka pasur një fluks pasagjerësh prej 1.510.646 udhëtarësh dhe krahasuar me të njëtjen periudhë të vitit 2018, ku ka një rritje të numrit të pasagjereve me 141.559 pasagjerë më shumë.Janë sekuestruar vlera monetare të padeklaruara, në total 276.200 valutë në Dollarë, Euro etj.

Gjithashtu po gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 4 raste të viktimave të mundshme të trafikimit për qëllime të shfrytëzimit të prostitucionit, të cilat i janë kaluar menjëherë për ndjekje Seksionit të Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Artikulli paraprakVRAU E GRABITI KUNATIN, 71-VJEÇARI VETËVRITET PËR T’I SHPËTUAR ARRESTIMIT
Artikulli tjetërMETA NË SAMITIN E SEECP: KOSOVA, SHTET I PAVARUR, DUHET TË TRAJTOHET ME RESPEKT, BRNABIÇ: PROVOKIM