Skiatorja Laura Kolturi vijon të bëjë më të mirën e saj në Kupën e Botës U18, teksa ka marrë një tjetër medalje të artë. Italiania e cila ka zgjedhur të përfaqësojë Shqipërinë, këtë herë ka fituar medaljen e artë në garën e sllallomit gjigand.
Njëkohësisht ajo e mbylli në vendin e tretë në renditjen e përgjithshme të aktivitetit, duke e përfunduar aventurën e saj në Botërorin e të rinjve ku ka konfirmuar të gjitha pritshmëritë që kishte për të që kur vendosi të garonte për flamurin shqiptar.
Kolturi e mbylli pjesëmarrjen me 3 medalje të arta në U18, si dhe një të artë dhe një të bronztë në renditjen e përgjithshme të aktivitetit.