Xhudistja shqiptare, Distria Krasniqi po shkëlqen në arenën ndërkombëtare dhe numri i medaljeve për të sa vjen e rritet. Së fundmi, Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po zhvillohet në Paris të Francës.

Ajo mundi në finale hungarezen, Reka Pupp. Kampionia e njohur olimpike bëri më mirë se spanjollja Marina Castello Diez në raundin e dytë, ndërsa më pas mundi mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren. Në raundin tjetër, erdhi suksesi ndaj francezes Amandine Buchard.

Artikulli paraprakBE KUFIZON ÇMIMIN PËR PRODUKTET RUSE TË NAFTËS
Artikulli tjetërPSE BORONICAT JANË KAQ TË SHËNDETSHME?