Media belge: Shqiptarët, bosët e shtëpive të prostitucionit

Gjithnjë e më shumë shtëpitë e prostitucionit po bien në duart e shqiptare dhe turqve në qytetin Sint-Truiden, përfshirë këtu edhe një nga shtëpitë më të famshme publike: “Chaussée d’Amour”, raportojnë medat belge. Konkurrenca e ashpër në qytetin belg Sint-Truiden ka bërë që prostitutat nganjëherë ti ofrojnë shërbimet e tyre për vetëm 25 euro. Mediat belge bëjnë të ditur se shumica prej këtyre “bizneseve”, bien në kundërshtim me rregullat vendase. Policia e Sint-Truiden po kryen kontrolle javore mbi lejet e punës dhe kushtet e punës për vajzat shqiptare. Kjo çoi në mbylljen e detyrueshme të një bordelloje vitin e kaluar. Aktualisht, janë dhënë 42 leje për shtëpitë publike në këtë qytet. Kreybashkikja Veerle Heeren dëshiron të forcojë politikën e licencimit për këto subjekte.

Artikulli paraprakPASAGJERI ME PROBLEME KËRCËNON ME BOMBË NË BORDIN E AVIONIT
Artikulli tjetërMAQEDONI, ATENTAT ME ARMË ZJARRI NDAJ ISH-MINISTRIT TË SHËNDETËSISË