Media britanike ‘Sunday Ekspress’ i ka kushtuar një artikull bandës shqiptare ‘Hellbanianz’ me bazë në Londër. Me moton: “Ne jemi Perëndia e rrugëve”, ata tregojnë paratë brenda makinave sportive, veshin kapuça ndërsa të tjerë nuk ngurojnë që edhe të tregojnë fytyrën e tyre.
Siç edhe duket në profilin e tyre në rrjetet sociale, grupi i shqiptarëve nuk tregohet fare diskret edhe në postimin e fotografive të armëve, kur edhe flasin për të ardhurat nga shitja e kokainës.
Madje edhe anëtarët e bandës që janë të burgosur nuk e fshehin jetën e tyre luksoze pas hekurave. Brenda në qeli të burgosurit ushqehen me fruta të freskëta, pije të gazuara dhe patatina, në një kohë kur në Britani është e paligjshme që të burgosurit të kenë akses në telefonat e tyre celularë.
Një anëtar i bandës, me pseudonimin Pato, mburrej në Instagram duke shkruar: “Burgu është bërë si një shtëpi dhe kafene në Amsterdam”.
Bandat shqiptare kanë lidhje me mafian në atdheun e tyre që merren drejtpërdrejtë me kartelet e drogës së Amerikën Jugore.
Këto banda nuk kanë rivalë tregtarë për shkak se furnizohen drejtpërdrejt me drogërat e cilësive më të larta dhe për shkak të përdorimit të dhunës në luftën për territor.
Grupet kriminale shqiptare kanë krijuar një profil të lartë dhe shkallë të larta ndikimi brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar. Ata po zgjerohen dhe rëndësia e tyre po rritet.
Sunday Ekspress
Shumë nga anëtarët e bandës janë fëmijët e shqiptarëve që erdhën në Britani të Madhe si azilkërkues në fund të viteve 1990. Duke u hequr si reperë gangsterë ata tregojnë publikojnë foto dhe video të armëve dhe drogërave në rrjetet e tyre sociale.
Me moton: “Ne jemi Perëndia e rrugëve”, ata tregojnë paratë brenda makinave sportive, veshin kapuça ndërsa të tjerë nuk ngurojnë që edhe të tregojnë fytyrën e tyre.