Një media britanike ka raportuar se Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është turpëruar nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën, para samitit të BE-së në Slloveni, pasi ai tha se është padrejtësi e madhe që 5 shtete të BE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Media britanike, Express.co.uk, shkroi se samiti mes BE-së e Ballkanit Perëndimor do të mbahet të mërkurën në Slloveni, shtet që e ka presidencën 6-mujore të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Diskutimet do të zhvillohen rreth investimeve rajonale, sigurisë dhe rimëkëmbjes së përbashkët ekonomike nga pandemia. Faqja britanike e lajmeve raportoi se delegatët e këtij samiti do ta vlerësojnë progresin e gjashtë shteteve ballkanike: Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë Veriore, Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës – drejt anëtarësimit në BE.
EU summit LIVE: VDL shamed as Kosovo PM calls out bloc's 'great injustice'https://t.co/2EPPMFwYRv pic.twitter.com/IZvUKXv7qU
— Daily Express (@Daily_Express) October 6, 2021