“Media dhe diversiteti” është tema e trajnimit që u organizua nga Instituti i Medias në qytetin e Shkodrës.

Në këtë trajnim morën pjesë gazetar të medias vizive dhe të shkruar. Lektorja e këtij trajnimi Valbona Sulçe u fokusua kryesisht tek stereotipet, paragjykimet dhe diskriminimin që ndodh jo vetëm në mediat shqiptare por në të gjithë botën. Gjatë trajnimit janë dhënë edhe shembuj konkret se si duhet të shmangen raportimet me paragjykime apo me sterotipe që mund të ketë çdo kush. Kjo sipas trajnimit duhet të vijë si sfidë nga mediat tek publiku i gjërë dhe jo të ndikojë negativisht.

Artikulli paraprakSia: Kam qenë e alkoolizuar dhe e varur nga droga
Artikulli tjetërRRËFIM – ISMET BELLOVA