Alpet Shqiptare janë një nga zonat e fundit malore „të pazbuluara“ në Evropë.
Fshati Theth shtrihet në një luginë të rrethuar nga maja malesh prej më shumë se 2600 metra të lartë. Në vitet e shkuara është zhvilluar me ndihmën gjermane një ofertë turistike tepër e veçantë. Disa familje ofrojnë ndërkohë mundësi akomodimi dhe ushqimi në shtëpitë e tyre historike prej guri. Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) ka këshilluar dhe mbështetur familjet dhe komunitetin e fshatit në zhvillimin e kësaj oferte. Gjithashtu Thethi është pjesë e shtegut ndërkufitar “Peaks of the Balkans” që kalon përmes 192 km në zona të Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Ajo u ndërtua nga Shoqata Gjermane e Alpeve (DAV) sëbashku me projektin gjerman të Bashkëpunimit për Zhvillim. Mediat gjermane e përshkruajnë Thethin si “një mrekulli ” Parku Kombëtar i Thethit shtrihet në zemër të Alpeve, ndërmjet bllokut të Bjeshkëve të Nemuna në perëndim dhe bllokut të Jezercës në lindje dhe ka një sipërfaqe prej 2630 ha. Është një nga qendrat turistike më të rëndësishme të Veriut, 70 km larg nga qyteti i Shkodrës. Bën pjesë në komunën e Shalës të zonës së Dukagjinit.