Aeroporti Barcelona-El Prat ofron alternativa vërtet ekonomike për një arratisje në destinacionet e reja – për të zbuluar një kulturë tjetër, një gastronomi tjetër ose thjesht për të pushuar, sipas një artikulli të publikuar në të përditshmen spanjolle “Mundo Deportivo”.

Fluturimet drejt Shqipërisë janë të përballueshme. Udhëtimi nga Barcelona në Tiranë kushton 50 euro.

Disa zgjedhin të pushojnë në shtator, pasi resortet nuk janë të mbipopulluara me turistë dhe temperaturat janë pak më të ulëta.

Por, cilido muaj që të jetë, ajo që kërkojmë kur udhëtojmë janë destinacione të reja që na ofrojnë eksperienca të reja.

Një nga destinacionet më të rekomanduara – bazuar nga përballueshmëria – është Shqipëria.

Riviera Shqiptare është cilësuar si “Karaibet e Evropës” nga ekspertët e udhëtimeve.

Nga kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, në më pak se një orë me makinë do të gjendeni në bregdetin magjepsës shqiptar.

Vendi i vogël evropian nuk krenohet vetëm me plazhet mahnitëse – por ofron edhe qytete mesjetare, mundësi për aktivitete të tilla si rafting dhe hiking.

Nëse keni kohë, mund të vizitoni edhe shtetet fqinj si Kosova, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi.

Artikulli paraprakNGA LARGIMI I TË RINJVE, RREZIKOJMË TË MBETEMI EDHE PA FUQI PUNËTORE. PËR BIZNESET, ZGJIDHJE MBETET RRITJA E PAGËS MESATARE NË 1 MIJË EURO
Artikulli tjetër“MEZI PO E PRES”/ TRUMP E FTOI NË 3 DEBATE NË SHTATOR, HARRIS KONFIRMON VETËM NJËRIN