Një bandë e përbërë nga 9 persona shumica shqiptarë akuzohet se ka planifikuar të grabisë vilat e njerëzve më të pasur në Pragë, mes tyre dhe atë të ministrit të Financave njëkohësisht zv/kryeministrit çek Andrej Babis. Gjithashtu banda kishte planifikuar të rrëmbente fëmijën e tij. Lajmi publikohet sot nga media çeke Respekt.cz dhe i referohet informacioneve nga shërbimet sekrete.
Anëtarët e bandës u arrestuan në fund të 2014. Banesa e Babis është një ndër shtëpitë e të pasurve në Pragë që banda kishte selektuar si objektiva të grabitjes së tyre. Skuadra kundër krimit të organizuar kishin monituar lëvizjet e bandës për muaj të tërë pas një informacioni se vila e një biznesmeni cek do të grabitej Gjatë përgjimeve hetuesit zbuluan se banda kishte planifikuar edhe dy grabitje të tjera njëra e një biznesmeni dhe njëra ishte shtëpia e zv/kryeministrit çek. GJITHÇKA ËSHTË ZBULUAR NGA SHËRBIMET SEKRETE ÇEKE Kriminelët kishin hequr mundësinë e grabitjes së shtëpisë për shkak të shtimit të masave të sigurisë ndaj familjes së Babis. Pavarësisht kësaj anëtarët kishin parë mundësinë tjetër atë rrëbimit të fëmijës së tij, Një oficer policie mendohet se ka bashkëpunuar me ta. “Banda ishte e sigurtë se nuk mund të vepronte pa bashkëpunimin e një oficeri policie të Pragës. Ai do të paralajmëronte ata nëse policia do të shkonte ti arrestonte. Si anëtarët e bandës ashtu dhe oficeri i policisë janë në arrest” shkruan Respekt.cz Sipas medias hetimi tashmë është mbyllur dhe shumë shpejt pritet të përpilohet dosja. Respekt.cz shkruan se grabitjet nuk kanë prapavijë politike