Elseid Hysaj nga muaji Janar mund të përfaqësojë ngjyrat e Manchester United.

Të paktën kështu shkruajnë mediat britanike dhe më konkretisht portali “shoot”. Lojtari i kombëtares shqiptare sapo rinovoi kontratën e tij me Napolin deri në vitin 2021, por për omentin nuk po kalon një formë optimal, madje përfundoi edhe në stol në Ligën e Kampionëve. Nga kjo situatë kërkon të përfitojë klubi anglez që synon ta afrojë që në “Old Trafford” shkodranin me një çmim të arsyeshëm, sigurisht jo duke paguar klauzolën prej 50 milion eurosh që futbollisti ka në marëveshjen e re me klubin Italian. Tekniku portugez ende nuk e ka gjetur lojtarin e duhur për rolin e mbrojtësit të djathtë, Antonio Valencia pavarësisht shpejtësisë së tij nuk ka aq shumë aftësi difensive, ndërsa Darmian duket se nuk e ka bindur teknikun 53 vjeçare, për këët arsye gjithnjë duke i qëndruar mediave në Angli, Mourinho sheh tek Hysaj personin me cilësitë e duhura për të mbuluar atë post. Natyrisht edhe për lojtarin e kombëtares kuqezi do të ishte një hap shumë i rëndësishëm përpara në karrierë, duke llogaritur presitgjin që ofron stema e Man united dhe mundësia për të luajtur përkrah yjeve si Ibrahimovic e Pogba. Megjtihatë për momentin jemi vetëm në kuadrin e spekulimeve dhe nuk ka asnjë lëvizje konkrete

Artikulli paraprakCANA NIS KURSIN PER TRAJNER
Artikulli tjetërKRIMI NE FAMILJE, GODET SERISH