Kultura shkodrane, pikë atraktive për turistët, mediat e huaja emision për të
Shkodra tërheq vëmendjen e televizionit kulturor frankogjerman, ‘ARTE’. Gjatë një reportazhi në kuadër të emisionit “Metropolis” ky televizion ka trajtuar jetën kulturore në qytetin verior, institucionet dhe iniciativat në fushën e artit dhe kulturës. Jeta e pasur kulturore në Shkodër si një pikë mjaft atraktive si për turistët por dhe për mediat e huaja, ishte në fokus të reportazhit. Autorja e emisionit Susan Loehr e përshkruan Shkodrën si një metropol të lashtë tregtar dhe kulturor që dikur ishte qendër kulturore e Shqipërisë, raporton Kult Plus. Realizuesit e emisionit kanë qëndruar edhe në studion e artistit shqiptar Edi Hila. “Metropolis” thekson se puna e piktorit shqiptar Edi Hila përfshin disa dekada, dhe suksese në gjetjen për të mbijetuar censurën dhe zhgënjimin politik. Në këtë reportazh thuhet se sidomos vitet e shtatëdhjeta ishin të vështira për Hilën, puna e të cilit është e bazuar stilin impresionist të pikturës që ndonëse ishte e vlerësuar në perëndim, ajo ishte ndaluar nën diktaturën komuniste të Enver Hoxhës, gjë për të cilën Hila u dënua me punë të detyruar”. Që nga rënia e komunizmit vepra e tij është e njohur ndërkombëtarisht, në ndërkohë ai ka një shtëpi të dytë në Paris. Edi Hila më 2017 do të paraqitet në ekspozitën Documenta në Kassel dhe Athinë.