Të gjithë për pushime drejt Shqipërisë këtë vit. Nuk ndalet në mediat e huaja jehona e Shqipërisë turistike dhe suksesit të jashtëzakonshëm të këtij viti.

“Dailymail”, tabloidi britanik shumë i njohur ka shkruar së fundmi se ekspertët e udhëtimeve kanë zbuluar se britanikët po dynden në një vend të vogël ballkanik këtë verë, ndërsa vendi gëzon ‘bumin e turizmit’ falë plazheve piktoreske, hoteleve dhe restoranteve të lira.

“120 000 shtetas të Britanisë së Madhe çdo vit vizitojnë tani Shqipërinë, ndërsa sektori i saj i turizmit po lulëzon”, shkruan tabloidi i famshëm britanik.

“Gjithashtu plazhet e bukura të Rivierës Shqiptare dhe kostoja më e lirë e jetesës e bëjnë atë një destinacion të shkëlqyer veror me buxhet. Shqipëria ka qytete historike për t’u eksploruar dhe një skenë në lulëzim festivalesh me ngjarje që zënë vendin e tyre në të gjithë kalendarin muzikor botëror”

Ndërkohë që një tjetër media, këtë herë nga Kroacia vendi ballkanik ndër më të suksesshmit në botë për turizmin e konsideron Shqipërinë si vendin që i ka të gjitha.

Kronika është shpërndarë në rrjetet sociale nga Kryeministri Rama i cili shkruan se 22 mijë vizitorë nga Kroacia kanë frekuentuar Shqipërinë deri në korrik të 2023, 41% më shumë se viti i kaluar

Jehona e suksesit bombastik të Shqipërisë Turistike vazhdon dhe këtë herë janë fqinjët e një vendi superstar në turizëm, Kroacia, ku televizioni RTL i jep një hapësirë të papritur surprizës shqiptare që po tërheq vëmendjen e mediave botërore.Kjo nuk është Greqia apo Spanja, nuk është as Haëai apo Tajlanda. Këto janë Maldivet e Evropës”.

Kështu e nis kronikën për Shqipërinë televizioni kroat RTL, një kronikë e cila merr shkas nga fakti se vendi ynë ka qenë surpriza e madhe e turizmit në Evropë.

Duke e vënë theksin te fakti se tarifa rrugore nuk ka, ccmimet janë të lira, televizioni jep eksperiencën e një shtetaseje kroate me origjinë shqiptare.

‘Çmimet janë më të ulëta, si për akomodim ashtu edhe për absolutisht ccdo gjë, qoftë edhe për parkim. Akomodimi për një javë për dy persona në koraci do të kushtonte 2-3 mijë euro kurse në Shqipërisë rreth 1 mijë euro për një javë, ndoshta edhe më pak, thotë një turiste.

Ndërsa një blogere udhëtimesh thotë se në një kohë kur çmimet në Evropës janë egërsuar atëherë Shqipëria bëhet shumë më e volitshme.

“Para dy vitesh ne shpenzuam 730 euro, përfshirë të gjitha. Akomodim, ushqim, suvenirë, madje edhe për riparimin e makinës. Karburanti mbaj mend që nuk ishte i lirë mirëpo nuk kishim shpenzime për parking” tregon Adriana Karuza, blogere udhëtimesh.

Edhe televizioni kroat e thekson faktin se nga ishujt britanik të gjithë po vijnë me pushime në Shqipëri.

“Plazhet, kështjellat historike dhe ccmimet e volitshme. Shqipëria siç duket i ka të gjitha”.

Artikulli paraprakLEZHË, NË KËRKIM NDËRKOMBËTAR PËR VRASJE, ARRESTOHET ME QËLLIM EKSTRADIMIN 30-VJEÇARI
Artikulli tjetërRANA E HEDHUR, DESTINACION TURISTIK I PËLQYER