Ishte agjencia ‘Reuters’ e para ndër mediat ndërkombëtare që listoi në lajmet e faqes së parë mbërritjen e Presidentit Volodymyr Zelensky në kryeqytetin shqiptar.

‘Do të marrë pjesë në një samit me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me liderët e tyre, shkroi Reuters duke ndalur tek postimi i presidentit ukrainas në rrejtin ‘X’, dhe faktin se samitin e Tiranës merr pjesë edhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, një vend aleat i Moskës dhe që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe as e njeh pavarsinë e Ukrainës.

‘Zelensky do të kërkojë mbështetje dhe armë në konferencën e sigurisë në Shqipëri,’, shkruan France24.

‘Zelensky fluturon në Shqipëri për konferencën e sigurisë në Ballkan, në vizitën e parë në vend që nga pushtimi i Rusisë. Ai do të flasë në një samit të sigurisë në Ballkan. Shqipëria e ka mbështetur Ukrainën që nga pushtimi i Rusisë në 2022’, specifikon në informacionin që përcjell Daily Mail.

‘Zelensky bashkëpret samitin në Shqipëri duke kërkuar më shumë mbështetje për luftën nga Evropa Juglindore’, shkruan Associated Press. “Si një anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në dy vitet e fundit, Shqipëria iu bashkua SHBA-së në inicimin e rezolutave kundër pushtimit rus,” -thuhet në artikullin e AP.

Në këto artikuj theksohet mbështetja që i ka dhënë Shqipëria Kievit si një vend i NATO-s duke iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë dhe kanë dërguar municione në Ukrainë. ‘The Guardian’, ‘Ansa’, ‘ La Repubblica’ dhe medie të tjera të huaja i kanë kushtuar vëmendje samitit Ukrainë-Evropa Juglindore në Tiranë.

Mediat ukrainase si “The Kyiv Indenepend’ ka përcjellë minutë pas minute zhvillimet në Tiranë, po ashtu edhe Nexta TV, e cila ka përmbledhur edhe këtë video të përgatitjeve me detaje të pritjes së samitit dhe presidentit Zelensky.

Artikulli paraprakZELENSKY NË SAMITIN PËR UKRAINËN NË TIRANË: REGJIMI I PUTINIT DUHET TË HUMBASË
Artikulli tjetërTAFILI: VLLAZNIA E FUTSALLËS NË RRUGËN E DUHUR