E përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë të titulluar “vendi pa të ardhme” tek i cili ngre pyetjen “pse ikin shqiptarët”. Duke marrë shkas nga numri i madh i kërkesave për Azil në Gjermani, mediat nuk kanë nguruar të bëjnë një rrugë drejt Shqipërisë për të parë nga afër situatën. Ajo që ofron vendi i ynë për këdo që vjen nuk është e vështirë për t’u zbuluar.

Ndërkohë që në shkrim theksohet se në Shqipëri nuk ka luftë, nuk ka uri, shqiptarët lëvizin nëpër qytete me mercedes, tek tuk ndonjë të shtënë armësh ose rrugë më gropa, madje Shqipëria ngjan me jugun e Francës, ndërsa deti në Durrës më San Tropez”, nis përshkrimi në median prestigjioze për Shqipërinë. Por sapo të hysh në brëndësi të Shqipërisë e mëson të drejtën dhe vetë problemin e Shqiptarëve. “Gjatë kontakteve me njerëz të ndryshëm gazetari gjerman meson shkaqet e vërteta, papunësinë dhe zemërimin me politikanët”, pra vetëm nga ontervistat e duke zbuluar hallet e qytetarëve shqiptarë, mediat gjermane arritën të mësonin arsyen e vërtetë pse ikin shqiptarë, duke e cilësuar kështu si një vend pa të ardhme. Pjesë e reportazhit bëhet dhe komuniteti rom në zonën e Shkozës i detyruar të mbijetojë duke shitur shishe plastike, ndërsa jetesa e tyre është përtej çdo standardi pa ujë, pa kanalizime dhe pa energji elektrike.

Artikulli paraprakMAQEDONI, NË DY DITË HYJNË NË SERBI MBI 8 MIJË EMIGRANTË
Artikulli tjetërINFORMALITIETI NË EKONOMI, DHTI PRO REFORMAVE LIGJORE