Situata në Shqipëri mbetet temë në median greke e botërore, por interesi për zgjedhjet e djeshme lokale është zbehur mjaft pas stilit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Brenda pak orësh video viral është komentuar sa në median sociale aq dhe atë botërore.
Në Greqi, thuajse të gjitha gazetat elektronike i kanë përkushtuar vëmendje stilit të konsideruar mjaft argëtues për mbarë planetin. Madje, gazetarët grekë kanë analizuar me detaje gjatësinë e potureve, çorapet deri tek gjuri e sidomos lidhëset e këpucëve, që vërtet janë një gafë stilistike për çdo besimtar të modës, por shkaktojnë të qeshura e argëtim me bollëk, theksojnë me eufori në iefimerida.gr, epiruspost.gr si dhe zougla.gr e akoma dhe në “Kathimerini”.
Në disa komente gazetareske, madje, vihet në dukje dhe loja me imazhin e kryeministrit shqiptar si një vegël për të tërhequr vëmendjen nga situata vërtet problematike të vendit.