Mediat greke raportojnë se personi i cili u vra nga shkëmbimi me armë zjarri me policinë gjatë grabitjes në Rinas është Admir Murataj.

Admir Muratajt është organizatori i tre grabitjeve me para të bankave, dy në 2015 dhe një në 2017 në Rinas, teksa anëtarët e tjerë të grupit janë dënuar.

CNN në gjuhën greke shkruan se Admir Murataj së bashku me 10 persona të tjerë shqiptare u arratis nga burgu i Trikalasë në vitin 2013.

Pas arratisjes së tij, më 16 maj 2013, ai kishte kryer së bashku me një bashkëatdhetar gryen një grabitje në një bankë në Larisa.

Siç shkruan CNN grek, pak kohë më vonë, Murataj mori pjesë në një tjetër grabitje, në një supermarket në Peristeri.

Grabitja ndodhi në 9 prill 2019

Ditën kur në Shqipëri duhej të ishte siguria maksimale, në aeroportin e Rinasit është realizuar një tjetër grabitje spektakolare.

Ashtu si edhe para tre vitesh disa persona kanë arritur sërish të thyejnë rrethimin pa u diktuar nga forcat e sigurisë.

Duket se grupi ka pasur informacion të qartë mbi shumën që do të transportohej dhe orari. Menjëherë sapo paratë kanë zbritur nga automjeti i blinduar dhe janë vendosur në avionin që do të nisej drejt Vjenës, një furgon ka çarë rrethimin e aeroportit dhe agresorët kanë hyrë menjëherë në zonën ku u vendosën paratë.

Brenda pak minutash u realizua grabitja dhe autorët kanë dalë sërisht nga e njëjta derë ku dhe hynë. Dëshmitarët kanë treguar se gjithçka ka ndodhur shpejt dhe pa shkaktuar panik.

Teksa mësohet se janë grabitur një shumë rekord pasi në avion ishin paratë e tre bankave të nivelit të dytë.
Edhe një herë mbetet enigmë se si forcat e sigurisë nuk morën informacion për thyerjen e rrethimit, por janë sinjalizuar vetëm pasi agresorët janë larguar. Në ndjekje të mjetit janë nisur forcat e rendit por dhe të ndërhyrjes së shpejtë.

Grabitësit janë përgjigjur me armë duke tentuar të largohen, por në betejë ka mbetur i vrarë një prej tyre. Si pasojë e ndjekjes autorët kanë braktisur mjetin.

Pesë prej tyre dyshohet se kanë mundur të largohen me këmbë, teksa ishin të armatosur me kallashnikov edhe granata.
Pas marrjes së njoftimit forca të shumta janë nisur në vendngjarje teksa në shumë pika kyçe janë ngritur postblloqe.

Në zonën e Bathores në Tiranë, banorët kanë sinjalizuar për një tjetër automjet të djegur pikërisht pak minuta nga ngjarja në Rinas. Me mbërritjen në ngjarje ekspertët kanë ngritur dyshimet se ajo u përket grabitësve duke nisur edhe ekspertizën.

Trupi i personit të vrarë është nisur drejt morgut ku nisi dhe puna për identifikimin e tij. Po ashtu në polici janë shoqëruar mbi 40 persona të cilët janë marrë në pyetje.

Artikulli paraprak2.7 MILIONË EURO KOKAINË DREJT SHQIPËRISË, MALTEZËT KAPIN KONTENJERIN KU ISHIN PAKOT
Artikulli tjetërCALJA: NË DY VITE ARRITËM TË NGREMË FLAMURIN SHQIPTAR NË MAJAT E EVROPËS!