ITALI

Një gomone, që drejtohej nga dy kontrabandistë shqiptarë, që kishte sasi të madhe marijuane dhe hashashi, me një vlerë të vlerësuar në rreth 3 milionë euro, u bllokua në brigjet e San Cataldo në Lecce nga anije patrullimi të shpejtë të Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Gardës së Financave të Bari në bashkëpunim me Grupin Aeronaval të Gardës së Financave të Tarantos.

This slideshow requires JavaScript.

Dy kontrabandistët nga Shqipëria, që drejtonin gomonen, u arrestuan. Guardia Di Finanza ndoqi gomonen në det, ndërsa mjeti ecte me një shpejtësi të madhe, raportojnë mediat në vendin fqinj.

Pas një ndjekje të shkurtër, gomonia u bllokua. Në bord kishte rreth 3 tonë marijuanë dhe 10 kilogramë hashash.

Artikulli paraprakARRESTOHET EFEKTIVI I POLICISË, DYSHIME PËR ABUZIM SEKSUAL
Artikulli tjetërI PUBLIKOI VIDEON ME ARMË, ARDI VELIU TAKON NËNËN E ADOLESHENTIT TË DHUNUAR: I KËRKOVA NDJESË PUBLIKE