Deklarata e Gianne De Biasit se ‘dëshiron të vazhdojë rrugën e nisur’ me kuqezinjtë nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së mediave italiane.

E përditshmja “La Repubblica” shkruan se trajneri konfirmon qëndrimin në stolin e Kombëtares shqiptare të futbollit dhe ky vendim do ta vërë përballë ‘axurrëve’ për eliminatoret e Botërorit. “Pas prezantimit të shkëlqyer në finalet e “Euro 2016″, pasi skuadra e tij u eliminua për pak mes të tretave më të mira, De Biasi ka konfirmuar se dëshiron të ‘vazhdojë mrekullinë’. Një vendim që do ta vendosë përballë Italisë në eliminatoret e 2018-s”,-shkruan “La Repubblica”. Ndërsa pasqyron edhe vlerësimin që Kryeministri Edi Rama bëri ndaj teknikut në ceremoninë e pritjes që u organizua për kuqezinjtë sot në Tiranë, transmeton Telegraf. Konfirmimi i De Biasit në stolin e Kombëtares është publikuar edhe në media të tjera italiane. Portali i njohur sportiv “Goal.com” shkruan se De Biasi nuk u dorëzua nga eliminimi në “Euro 2016” dhe do të vazhdojë rrugën e nisur me ekipin e ndërtuar prej tij./

Artikulli paraprakMOTI PËR SOT, VAZHDOJNË TEMPERATURAT E LARTA
Artikulli tjetërBRITANIA BRAKTIS BE, DOREHIQET CAMERON