Mediat italiane kanë përcjellë sot alarmin e Shërbimeve të Inteligjencës italiane mbi një rrezik terrorizmi nga Shqipëria.

Inteligjenca italiane konsideron Shqipërinë si një vend ku po shtohet numri i personave të radikalizuar islamistë që mund të influencojnë duke vënë në rrezik rajonin më të afërt italian me Shqipërinë sic është rajoni i Puglias. E përditshmja “La Repubblica” në artikullin e publikuar sot me titull “Terrorizmi, flamujtë e ISIS në fshatrat shqiptare, “Shqipëria, një fuçi baruti për Puglian”, duke iu referuar Departamentit të Antiterrorizmit të Barit, jep informacionin se shqiptarë të radikalizuar në vendin e tyre kanë jetuar e jetojnë në rajonin e Puglias. “Djemtë nga fshatrat e Leshnica, Zagorcan e Rremen, janë ata që sot bëjnë Eurpën të dridhet shkruan “La Repubblica”. Më i rrezikshmi nga ata qe Almir Daci, me origjinë nga Leshnica, ku drejtonte xhaminë e cila ka radikalizuar qindra persona. Almir Daci thuhet se ka vdekuar në marsin e shkuar në Siri.” Sipas inteligjencës italiane në rajonin e Pugias jetojnë prej kohësh shqiptarë me prejardhje nga këto qyteza jug-lindore të Shqipërisë. I tillë ishte dhe Ervis Alinji, i cili kishte emigruar që i vogël në Puglia së bashku me famijen e tij. Pak kohë më parë ai u kthye në Shqipëri, ku u radikalizua dhe u nis për Siri ku gjeti dhe vdekjen. Nga zonat jug-lindore të Shqipërisë vijnë dhe mjaft eksponentë të kriminalitetit shqiptar që veprojnë në provincën e Barit dhe që merren me trafik armësh e lëndësh narkotike. “Një faktor ky, që sipas inteligjencës italiane bën potencialisht më të rrezikshëm situatën, pasi mund të krijoj lidhje mes krimit të organizuar e organizatave terroriste. Preokupimi i inteligjencës italiane, siç referojnë mediat italiane, shfaqet kryesisht në zonat e Salentos e në përgjithësi në rajonin e Puglias, ku jetojnë mjaft familje shqiptare me perjardhje nga qytezat e konsideruar të radikalizuar në territorin shqiptar.

Artikulli paraprakNESËR TEMPERATURAT MINIMALE DO TË ZBRESIN DERI NË -21°C
Artikulli tjetërBORA, 7 AKSE TË BLLOKUARA NË QARKUN SHKODËR